Rreth nesh
Punë e ndershme, nga Klina për Kosoven.
Jemi një biznes vendor me përvojë që nga viti 1973, që beson te cilësia, te fjala e dhënë dhe te klientët e kënaqur.
Tradita jonë
Përvojë që nga viti 1973, e trashëguar nga prindi ynë.
Zanatin e kemi marrë nga prindi ynë, i cili e filloi këtë punë në vitin 1973. Na ka lënë të njëjtin respekt për punën, për fjalën e dhënë dhe për klientin. Ne e vazhdojmë me material më të mirë, me njohuri të reja dhe me të njëjtën ndershmëri.
Cilësi
Punojmë vetëm me material të certifikuar dhe të qëndrueshëm.
Besueshmëri
Çmime të qarta, afate të respektuara dhe punë e garantuar.
Afërsi
Ju njohim me emër, dhe ju këshillojmë si të ishit familje.
